AKTUALITET, 23 Gusht 2020, 19:44

Kim Jong-Un bie në koma, gjendja shëndetësore e diktatorit përkeqësohet disa ditë pasi i kaloi pushtetin të motrës

Kim Jong-Un bie në koma, gjendja shëndetësore e diktatorit

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un përflitet se është në koma dhe gjendja e tij nuk duket aspak e mirë.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat tregojnë se diktatori i hekurt është në gjendje kome prej kohësh dhe nuk ka pasur asnjë përmirësim. Ky lajm për gjendjen shëndetësore të diktatorit vjen pak ditë pasi ai vendosi që pushtetin tja dorëzonte motrës së tij të vogël.

Këtë fakt e bëri me dije ish ndihmësi i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung duke thënë se udhëheqësi i tanishëm i ka dorëzuar disa kompetenca motrës së tij Kim Yo-jong.

Chang Song-min u tha mediave të Koresë së Jugut:

“Unë e vlerësoj atë se është në gjendje kome, por jeta e tij nuk ka mbaruar. Vakuumi nuk mund të mbahet për një periudhë të zgjatur. Disa ditë më parë Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (NIS) njoftoi se Jong-un do të “ushtrojë fuqi absolute” por ai gradualisht do ta transferojë autoritetin e tij te Kim Yo-jong “për të lehtësuar stresin”, tha ai për mediat.

Shërbimi i Inteligjencës njoftoi se motra e udhëheqësit, Kim Yo-jong do të “ushtrojë fuqi absolute” dhe sipas tyre është çështje kohe që drejtimin e vendit ta marrë ajo.

Në fakt, zërat për një vdekje të diktatorit të hekurt kanë pesë muaj që qarkullojnë.

Dyshimet u ngritën kur ai mungoi në ditën e ditëlindjes së gjyshit, gjë të cilën se ka bërë për aq kohë sa ka qenë në krye të shtetit. Me anë të disa fotografive, që mediat e shumta i cilësuan si komprometuese, lideri suprem u shfaq në inaugurimin e një fabrike mbeturinash në Penian.

Pas kësaj, ai është shfaqur disa herë në publik, por edhe në këto raste është dyshuar shumë që imazhet e filmimet janë të tanishmet.