BOTA, 14 Maj 2018, 14:12

Protesta të përgjakshme, 18 viktima në përurimin e ambasadës së SHBA në Jerusalem

Tetëmbëdhjetë protestues palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit gjatë demonstratave përpara përurimit të ambasadës së SHBA në Jerusalem, tha të hënën ministria palestineze e shëndetësisë.

Dy fëmijë, të moshës 12 dhe 14, janë në mesin e viktimave, ndërsa më shumë se 900 protestues janë plagosur në Gaza deri më tani, sipas ministrisë.

Janë rreth 10,000 protestues të mbledhur në gardhin kufitar dhe mijëra më shumë brenda tij, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Përleshjet gjithashtu thuhet se kanë shpërthyer mes protestuesve dhe forcave të mbrojtjes izraelite në Betlehem.

Ndërkohë demonstrata të mëdha pritet edhe më 15 maji. /RT

WireAP_20af89793aeb4718acea7c061c44be0b_12x5_992

5af95312dda4c81c048b4606

5af9482cdda4c8c9228b45d1