LIFESTYLE, 7 Korrik 2021, 12:05

Edhe Eva Murati do t’i futet muzikës? Moderatorja tregon nëse është në një lidhje dashurie

Edhe Eva Murati do t’i futet muzikës? Moderatorja tregon nëse


Në një rrëfim si rrallëherë, moderatorja sportive Eva Murati ka zbuluar shumë të reja si nga jeta e saj private ashtu edhe nga karriera televizive.

Ajo ka treguar personin që merr në telefon sapo zgjohet në mëngjes. Sakaq, ka theksuar se vera është më mirë “single”.

Personi i parë që merr në telefon sapo zgjohesh në mëngjes?

“Ai që do të takojë për punë me siguri, çfarëdo lloj projekti të jem duke bërë në ato momente”.

Sipas Evës, më mirë single apo në një lidhje gjatë verës?

“Epo vera është për single (duke qeshur)”.

Më tej, e pyetur nëse ka ndërmend t’i futet rrugës së muzikës, Eva ka thënë për “Edicionin Veror” se do të mbetet një pasion i saj, që do t’i pëlqente ta provonte zyrtarisht.

“Ndoshta kjo është pyetja që ma kanë bërë më shpesh kohët e fundit. Muzika ka qenë gjithmonë një pasion shumë i madh i imi. Në vegjëli unë gjithmonë këndoja në këto koncertet e famshme të shkollës. Edhe ka qenë një moment shumë interesant në jetën time, ku bëra një zgjedhje midis muzikës dhe moderimit. Flas këtu në vit të parë në gjimnaz kur zyrtarisht nisa karrierën time si moderator. Mendoj që është një pasion i imi që kam gjithmonë aty, bëj ndonjë performancë të vogël herë pas here si ajo te “Soire”. Megjithatë do të ishte diçka që do më pëlqente shumë që ta provoja. Ndoshta edhe më zyrtarisht”.