AKTUALITET, 16 Shkurt 2018, 17:41

Këshillimet për detin, flet Bamir Topi: Ja çfarë diskutova me presidentin Metën

Këshillimet për detin, flet Bamir Topi: Ja çfarë diskutova

Ish-presidenti Bamir Topi ka vlerësuar iniciativën e presidentit Meta për tu konsultuar për çështjen e dialogut me Greqinë.

Ky ëhstë një konsultim i një natyre tjetër, për të rakorduar për një çështje të sensibilitetit të lartë publik.

“Meta sikurse ka njohur edhe ish-presidentët e tjerë më ka njohur edhe mua me korrespondencën zyrtare të ministrit Bushati, duke e trajtuar në substancë sikurse e kërkon kushtetuta. Pashë që kishte propozuar strukturën dikasteriale që do të merren me procesin e negociatave. Duket që nga pikëpamja e parë jemi në një marrëdhënie korrekte. Meta ndryshe nga marrëveshja e 2009 e cila u mor pa asnjë transparencë dhe u bë fakt i kryer.

“Në janar 2009, Greqia mori presidencën e përkohshme të OSBE.  Biseda me zotin Basha në atë kohë ministër, në konferencën për shtyp e vetmja gjë që nuk doli ishte marrëveshja e detit në 2009.

E vetmja çështje që nuk u fol dhe nuk u diskutua edhe pse u pyet, për marrëveshjen e detit.