AKTUALITET, 16 Shkurt 2018, 14:57

FSHF thyen heshtjen, del me qëndrim zyrtar në lidhje me çështjen “Skënderbeu”

FSHF thyen heshtjen, del me qëndrim zyrtar në lidhje me

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.

FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.