TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Shqiptar i Medias, ka reaguar sot një ditë pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pasuritë e Ylli Ndroqit, ku përfshihen dhe ty televizonet RTV Ora dhe Ora News.
Në një reagim për mediat, Këshilli Shqiptar i Medias i ka kërkuar SPAK rivlerësimin për masën e sekuestros ndaj dy televizioneve. Gjithashtu ajo i kërkon qeverisë shqiptare të tërheqë FNSh dhe RENEA nga ambjentet e telivizionit pasi ajo krijon një ndjenjë terrori ndaj mediave të tjera.
REAGIMI I PLOTË
KSHM shpreh shqetësimin e vet në lidhje me ngjarjet e fundit të zhvilluara rreth dhe në TV ORA dhe Ora News. Sulmi me FNSH dhe RENEA në mjediset e një televizioni kritik me qeverinë është de facto sulm ndaj fjalës së lirë. KSHM mbështet shtetin ligjor dhe institucionet e drejtësisë, por, vëren se vendimi për sekuestro i këtyre dy Televizioneve është i nxituar, përderisa ka dhënë shkak për vënien nën “sekustro” edhe të vijës editoriale. Ky vendim krijon hapësira që 2 televizionet kritike me qeverinë të vihen nën administrimin e Qeverisë.
Nga ana tjetër, “interpretimi” që i ka bërë Qeveria Shqiptare kërkesës për sekuestro duke dërguar forcat speciale të policisë RENEA është në të vërtetë ai i intimidimit jo vetëm të 2 mediave të përfshira por dhe të krijimit të një efekti terrorizues ndaj mediave të tjera kritike me të. KSHM i kërkon Qeverisë shqiptare tërheqjen e forcave policore dhe atyre speciale nga ambientet e dy televizioneve.
KSHM i kërkon SPAK-ut të rivlerësojë kërkesën për sekuestro të dy televizioneve në favor të lirisë së informacionit. Shqipëria ka shumë nevojë për drejtësi, dhe ajo bëhet më e pamundur nëse krijohen hapësira ligjore për intimidimin e punës së gazetarëve.