AKTUALITET, 4 Gusht 2020, 16:38

Tjetër vatër zjarri në Mirditë, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme


Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në fshatin Rreth i Epër në Mirditë. Sipas informacioneve mësohet se vatra e zjarrit është e konsiderueshme dhe po vijon përhapja dhe për shkak të erës.

Po ashtu mësohet se zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës, të cilët po përpiqen për të vënë në kontroll flakët.

Ndërkohë Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër dhe në pyllin e Semanit situata është e vështirë pasi edhe me ndërhyrjet e forcave zjarrfikësvem, vatrat nuk janë shuar.