TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe pronari i televezionit Ora News kanë shkëmbyer akuza të forta kundër njëri-tjetrit për shantazh.
Në fillim në televizionin Ora News u publikua njoftimi se “në emër të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Presidentit të Ora News Ylli Ndroqi i kërkohet të ndalojë lajmet kritike ndaj tij”, ose do të pushojë të afërmit e tij ët punësuar në bashki.
Më pas, Zoti Ylli Ndroqi shkroi se kryebashkiaku Veliaj “nuk mund të shantazhojë media duke hetuar rrethin miqësor dhe duke u hakmarrë tek të punësuarit që me punën që bëjnë sigurojnë rrogën për të ushqyer fëmijët dhe familjen e tyre”.
“Nëse ke pretendime nga puna e bërë prej gazetarëve, je i mirëpritur të reagosh me fakte dhe në rrugë institucionale”, shprehet Ndroqi.
“I bëj thirrje Lali Erit, ruaj qetësinë je qytetari Nr. 1 i Tiranës. Pretendentit për Kryeministër të radhës, nuk i shkon të shfazohet, të kujtoj se PS është drejtuar gjithnjë nga burra shteti. Lali Eri unë kam 29 vite që bëj biznes, kam qindra të punësuar dhe paguaj taksat vendore e qendrore, je i detyruar të pastrosh qytetin e ta gjelbërosh, jo ta betonizosh.Duhet të kujdesesh tu shërbesh njerëzve, të kryesh detyrat si Kryebashkiak. Zhduke kujtesën e Tiranës, kryeqytetin e le me gropa, e mbushe me pallate”vijon më tej zoti Ndroqi.
Pas këtij reagimi, Kryebashkiaku Veliaj shkroi në Twiter.
“Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit & u shërbej veç atyre!”.
Sa u përket akuzave, z.Ndroqi i kujton Veliajt se duhet të hetojë në lejet e ndërtimit që janë dhënë për të zbuluar se ku pastrohen paratë e pista.
E për këtë, fakte janë raportimet në mediat shqiptare e të huaja.
Po ashtu Presidenti i Yldon Media Group ngre dhe disa pyetje për kryebashkiakun.
"A kanë lidhje familjarët e tu me një pallat shumëkatësh që ka nisur të ndërtohet në qendër të Tiranës? A kanë ndonjë lidhje, ti ose familjarët e tu, me ndryshimet e PDV dhe me një kompani që ka marrë përsipër ndryshimin e PDV dhe lejen e ndërtimit?A ka përfituar ndonjë nga familjarët e tu nga ky veprim? A ka lidhje, apo a ka përfituar ndonjë nga familjarët e tu, me dhe nga Agikons.shpk?. Pyetjeve pres tu japësh përgjigje në twitter!"