AKTUALITET, 23 Dhjetor 2019, 13:48

Digjet një automjet në Vlorë, gjendet i braktisur në lagjen “Pavarësia”

Digjet një automjet në Vlorë, gjendet i braktisur në lagjen


Një makinë është gjetur e djegur në Vlorë në lagjen “Pavarësia” mesditën e sotme. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se makina tip “Renault Clio” me targa AA 442 RX është gjetur anës rrugës e braktisur, ndërkohë që nuk dihet ende se kujt i përket.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.