AKTUALITET, 2 Nëntor 2018, 12:00

Kërcënohet 26-vjeçari, gjen plumb në një zarf poshtë derës

Kërcënohet 26-vjeçari, gjen plumb në një zarf

26 vjeçari nga Saranda me iniciale L.SH., ka kërkuar ndihmën e policisë pasi është kërcënuar duke gjetur një plumb në zarf, në banesën e tij.

Persona të paidentifikuar kishin vendosur zarfin me plumb poshtë derës së 26 vjeçarit më pas ishin larguar.

I riu tregoi se kishte parë zarfin me plumb teksa dilte shtëpia për në punë.

“Po dilja për në punë në mëngjes, kur poshtë shtëpisë gjeta zarfin”, ka thënë 26-vjeçari.

Policia ka nisur hetimet për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje pa leje të municionit luftarak”.TPZ.AL