TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët, stafi pedagogjik i Universitetit Aleksandër Moisiu dhe banorë të qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak të ndotjes së ajrit nga djegia e mbeturinave në Porto Romano.
Ata ankohen se vendi i grumbullimit të mbetjeve në Durrës rrethinave të tij ndodhet vetëm 200-250 metra larg nga korpusi universitar.
Sipas studentëve apo edhe pedagogëve, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen në ambient të hapur futet në ambientet e universitetit, duke krijuar një situatë mjaftë të rëndë dhe të papërshtatshme për të kryer leksion, si dhe shkakton ndotje të lartë.
Në fakt, për këtë problem janë ankuar shpesh herë edhe qytetarët, sidomos ata që banojnë në afërsi të vendgrumbullimit të plehrave.
“Një nga problemet me të mprehta që hasim këtu në Universitetin Aleksandër Moisiu është ndotja që Vjenë si pasojë e djegies së mbeturinave në shesh të hapur. I gjithë tymi me gazra helmuese përfundon në ambientet e brendshme të universitetit, duke shkaktuar ndotje masive.
Vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet vetëm 250-300 metra larg dhe tymi përplaset këtu. Këtu është e pamundur të zhvillohet në kushte normale procesi mësimor. Nëse hapim dritaret, nuk arrijmë të pikasim njëri-tjetrin si pasojë e dendësisë së tymit. Zhvillojmë mësim me dritare e dyer të mbyllura dimër-verë”,- shpjegojnë studentet.