AKTUALITET, 2 Nëntor 2018, 10:13

Vrau gruan dhe vajzën, ja sa vite burg dënohet burri vrasës

Vrau gruan dhe vajzën, ja sa vite burg dënohet burri vrasës

Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij. Nrecaj u dënua edhe për armëmbajtje pa leje.

Më 31 tetor në Gjykatën Themelore të Gjakovës, Pjetër Nrecaj, është deklaruar sërish fajtor për dy veprat penale që akuzohet: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Vrasjen e vajzës së tij, e ka konsideruar aksidentale, shkruan KTV.

“Dihet se dy anëtarë të familjes i kam humbur. Edhe vajzën e vogël aksidentalisht dhe e pranoj fajësinë, dhe jam i penduar,” kishte thënë Nrecaj.

Valbona Nrecaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ish bashkëshorti.