TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forcat të shumta sigurie në një tubim elektoral që u mbajt ditën e djeshme në qytetin Ontario të Mississauga. Kjo pasi, raportohet se Trudeau kishte një kërcënim serioz për jetën.
Kryeministri Trudeau e kishte veshur jelekun antiplumb poshtë një këmishe blu të çelur, i cili mund të dallohej shumë lehtë nga të pranishmit.
Gjatë tubimit, policët të cilën mbanin çanta shpine e kishin izoluar kryeministrin nga të katër anët në podium, hera e parë që nga fillimi i fushatës zgjedhore gjashtë-javore për zgjedhjet e 21 tetorit.
Trudeau arriti 90 minuta me vonesë për mitingun ku ishin mbledhur më shumë se 2000 njerëz dhe gjithçka u mbyll pa incidente në fushatë.