TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jeta një nga legjendat e humorit shqiptar, Koco Devole.
Aktori ndërroi jetë pas një beteje me Covid-19.
Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, si ata që e kanë njohur nga afër ashtu edhe ata që njohin përmes humorit të tij të papërsëritshëm.
Edhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka reaguar për vdekjen e Koço Devoles.
Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga filmi ‘Dy gisht mjaltë” ku ka luajtur përkrah aktorit të humorit, me një zemër të thyer. Më pas ka shkruar dhe një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse.
“Hidhërimi është kaq madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti.
E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje…U prehsh në paqe mjeshtër!”- shkruan Elvana në rrjetet sociale.
Në një intervistë televizive pak kohë më parë, Koço Devole ka folur edhe për rolin në filmin “Dy gisht mjaltë”, ku shfaqej si babai i këngëtares, Elvana Gjata.
I pyetur mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës.
Aktori tregoi se këngëtarja nuk qante dot dhe ai ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.
“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte nuk më dalin lotët.
Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.