TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorja Adriana Matoshi ka bërë publike lidhjen e saj me futbollistin afrikan Keith Groenveld, por është kritikuar pasi ajo është 19 vite më e madhe se partneri i saj, i cili është vetëm 21 vjeç.
Çifti pranoi publikisht në një emision dashurinë për njëri tjetrin, ndërsa më pas filluan edhe kritikat e shumta në rrjetet sociale.
Ndërkohë në një intervistë aktorja ka folur për divorcin nga ish-burri, babai i fëmijëve të saj.
Ajo ka treguar se e ka përjetuar rëndë këtë ngjarje, ndërsa shtoi se kishte vetëm dy mundësi pas këtij divorci: të ecte përpara ose të shkatërronte veten.
“Kam pasur një moment kur gjithçka u thye, shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht shumë rëndë.
Është periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim. Kam pasur vetëm dy mundësi, të shkatërroja veten ose të ecja përpara.
Zgjodha të ecja përpara për hir të fëmijëve të mi pasi ata janë qenia më e pafajshme në botë”, tha ajo në emisionin “Tètè A Tètè me Adelinën”.