LIFESTYLE, 7 Nëntor 2020, 12:21

Ronela Hajati është single dhe e lumtur, pas ndarjes me Zerkën deklaron: Unë nuk po kërkoj për një mashkull

Ronela Hajati është single dhe e lumtur, pas ndarjes me Zerkën


Pas ndarjes nga këngëtari Young Zerka, këngëtarja Ronela Hajati së fundmi ka konfirmuar sot edhe njëherë se është single.

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory një video një pjesë të intervistës së Rihanna-s, të cilën e pyesin se ç’kërkon tek një mashkull.

“E para e punës, unë nuk po kërkoj për një mashkull”- është përgjigjur Rihanna, ku mesa duket Ronela e ka gjetur veten tek këto fjalë.