AKTUALITET, 30 Dhjetor 2019, 19:13

Nuk u lejua në varrimin e Admirit, Aleksandër Murataj kërkesë Drejtorisë së Burgjeve për t’i dhënë lamtumirën babait

Nuk u lejua në varrimin e Admirit, Aleksandër Murataj

Ditën e sotme ka ndërruar jetë babai i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen që u bë në Rinas para disa muajsh.

Vëllai i tij Aleksandër Murataj i cili ndodhet në burg ku është dënuar me 16 vite burg për vjedhjen e 2 milion eurove në Rinas ka kërkuar nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve leje për të marrë pjesë në varrim.

Kërkesa që Aleksandri të jetë i pranishëm në Tropojë është dorëzuar nga familjarët e tij.

Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kontaktoi me zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme nëse është marrë apo jo një vendim, por siç shtuan burimet dosja po shqyrtohet ende për shkaqe sigurie.