AKTUALITET, 12 Korrik 2021, 23:02

Aksident në Tiranë, motorri përplas 65-vjeçaren, dërgohet në spital

Aksident në Tiranë, motorri përplas 65-vjeçaren,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku ka mbetur e plagosur një 65-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, ku një motorr me drejtues shtetasin O. S., ka përplasur të moshuarën identiteti i së cilës mbetet akoma i panjohur. Pas ngjarjes e moshuara është transportuar në spital ku është në kujdeesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave që shkaktoi aksidentin.