AKTUALITET, 5 Mars 2020, 17:58

Kejdi Mehmetaj: Rama është trembur deri në palcë, banda qeverisëse tentoi të manipulonte qëndrimet e Presidentit

Kejdi Mehmetaj: Rama është trembur deri në palcë, banda
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, në një mesazh në rrjetet sociale, shkruan se "e trembur deri në palcë nga qindra mijëra shqiptarët që manifestuan të vendosur për ta mbrojtur me çdo kusht të ardhmen demokratike të vendit tonë e duke planifikuar se si do i mashtrojnë shqiptarët për dështimin e rradhës në hapjen e negociatave, banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit". Sipas Mehmetajt, shqiptarët nuk gënjehen më, e thanë fjalën e tyre qartë e zhurmshëm në manifestimin e 2 marsit. "Halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja", shkruan Mehmetaj. Reagimi i plotë E trembur deri në palcë nga qindra mijëra shqiptarët që manifestuan të vendosur për ta mbrojtur me çdo kusht të ardhmen demokratike të vendit tonë e duke planifikuar se si do i mashtrojnë shqiptarët për dështimin e rradhës në hapjen e negociatave, banda qeverisëse tentoi sot të manipulonte qëndrimet e Presidentit. E ndërsa lexoja me vëmendje letrën e publikuar nga Presidenti i Republikës drejtuar Komisionerit Vàrhelyi më lindi kjo pyetje: Halli i madh i Ramës është të justifikojë veten përpara shqiptarëve për moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve të reja, apo se Komisioni po informohet mbi mashtrimet e mëdha që qeveria e tij ka bërë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativat e panumërta për ta kapur atë e për ta kthyer në një tjetër vegël që i shërben regjimit diktatorialo-Ramist? Sido qoftë shqiptarët nuk gënjehen më, e thanë fjalën e tyre qartë e zhurmshëm në manifestimin e 2 marsit. Ndaj kujdes!!! Nesër mund të jenë më të shumtë e më të zëshëm, e kur sovrani flet nuk ka diktaturë që mbijeton.

E trembur deri në palcë nga qindra mijëra shqiptarët që manifestuan të vendosur për ta mbrojtur me çdo kusht të ardhmen...

Posted by Kejdi Mehmetaj on Thursday, March 5, 2020