TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ekonomia shqiptare ka filluar të ndjejë pasojat e para bllokuese të epidemisë.
Bizneset e fasonit thonë se mbyllja e fabrikave në Kinë, ka ndërprerë furnizimin e industrisë me lëndë të parë. Por vështirësia për të siguruar lëndën e parë është vetëm njëra nga pasojat. Goditja më e madhe për industrinë shqiptare të fasonit është bllokimi i shitjeve në Itali, tregut kryesor ku shkojnë produktet shqiptare.
Veshjet dhe këpucët janë grupi më I madh I eksporteve në Shqipëri. paralelisht kjo industri është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Situata e krijuar nga shpërthimi I epidemisë së koronavirusit, ka filluar sakaq të dëmtojë ekonominë shqiptare. Por nëse epidemia do të zgjasë më shumë, atëherë efektet në ekonomi do të jenë edhe më të rënda, duke u shtrirë jo vetëm në industrinë përpunuese, por edhe atë të turizmit, dy burimet kryesore të valutës që hyn në vend./TCh/