AKTUALITET, 5 Mars 2020, 17:15

Ligji i ri gjerman për emigracionin ka hyrë në fuqi, ja lehtësitë për t’u punësuar në Gjermani

Ligji i ri gjerman për emigracionin ka hyrë në fuqi, ja

Më 1 mars hyri në fuqi në Gjermani ligji i migracionit për fuqinë punëtore te kualifikuar. Por ai u jep përparësi të kualifikuarve. Se kë konsideron Gjermania të kualifikuar, për këtë shihni portalin e qeverisë gjermane: https://www.make-it-in-germany.com/de/ ose https://anabin.kmk.org.

Lehtësia kryesore e ligjit të migracionit është që fuqia punëtore e kualifikuar ka të drejtë që të vijë në Gjermani edhe pa kontratë. Pra me një vizë për të kërkuar punë, viza është 6-mujore.

Këtu ka disa kushte për të plotësuar:

1-Kushti i parë është që mosha duhet të jetë nën moshën 45-vjeçare, kush është mbi këtë moshë duhet të ketë një kontratë pune dhe një rrogë mujore bruto pak a shumë 3685 euro në muaj, ndryshe nuk vjen dot për të kërkuar punë. Duhet thënë diçka se nuk vihet në Gjermani për të kërkuar punë si turist, vetëm nëse keni ardhur me vizën e kërkimit të punës, mund të vazhdosh të rrish në Gjermani.

2- Një kusht tjetër është kualifikimi, që duhet të jetë minimumi 2-vjeçar, shkollë profesionale ose shkollë e lartë.

3- Kushti i tretë është niveli i gjuhës, ky varet nga profesioni, në përgjithësi kërkohet niveli B, por ka dhe profesione që kërkojnë më pak, ka dhe profesione që kërkojnë më shumë.