AKTUALITET, 4 Dhjetor 2020, 16:27

Kavajë/ Gjendet i pajetë një 22-vjeçar në banesën e tij, ja dyshimet e para të policisë

Kavajë/ Gjendet i pajetë një 22-vjeçar në

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kavajë.

Një 22-vjeçar me inicialet M.F. ka ndërruar jetë brenda banesës së tij në Kavajë. Ai është gjetur i pajetë në tualetin e banesës së tij.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët janë tronditur dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Dyshimet e para lidhen me një atak në zemër teksa ishte duke bërë dush.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e Durrësit për të mësuar shkaqet e vdekjes së 22- vjeçarit.