AKTUALITET, 4 Dhjetor 2020, 15:17

Dyshohet se vodhën bizhuteri në një argjendari në Tiranë, lihen në burg vëllezërit Spahija

Dyshohet se vodhën bizhuteri në një argjendari në

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija.

Të dy të rinjtë dyshohet se kanë grabitur në një argjendari, bizhuteri me vlerë 800 mijë lekë. Dy vëllezërve në banesë u gjet edhe lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit kanë ruajtur për tri ditë argjendarinë në rrugën Muhamet Gjollesha dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient. Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varëseve, ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar.

Varëset e marra kishin vlerë rreth 800 mijë lekë.