AKTUALITET, 4 Dhjetor 2020, 14:09

Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut Ëngjëll Dakli, Basha: Elbasani humbi qytetarin e tij të parë, PD një aktivist të shquar

Kryetari i PD Lulzim Basha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit dhe ish-ministrit Ëngjëll Dakli.

Teksa i drejtohet fillimisht familjes së 66-vjeçarit, Basha shkruan se me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar.

Mesazhi i Bashës:

Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.

Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë.

Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale.

U prehtë në paqe!