AKTUALITET, 4 Prill 2021, 12:04

Katër të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Katër të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet


Katër persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në kryeqytet.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar një 27-vjeçar me inicialet K. K., pasi gjatë kontrollit që i bënë forcat “Shqiponja” në rrugën “Stavri Themeli”, iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Po ashtu, në pranga është vënë 34-vjeçari N. H.,  pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg, për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë.

Policia ka arrestuar edhe një 39-vjeçar me iniciale K. D., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij. Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.