AKTUALITET, 14 Korrik 2019, 16:31

“Katcifas nuk vdes kurrë”, fshihen shkrimet antishqiptare në muret e Kalasë së Himarës

“Katcifas nuk vdes kurrë”, fshihen shkrimet antishqiptare

Janë marrë masat dhe janë fshirë shkrimet antishqiptare që ishin shkruar në në gjuhën greke në muret e kalasë së Himarës.

Disa ditë pasi mediat bënë bujë me lajmin se shkrime si “Katcifas nuk vdes kurrë” dhe  “Himara është Greqi” ishin në muret e Kalasë së Himarës, Drejtoria Rajonale e Kulturës (DRKK) në Vlorë ka marrë masat.

Denoncimi për këto shkrime u bë nga turistë të ndryshëm që vizitonin zonën.

Madje aktori Florian Binaj i publikoikëto shkrime në rrjetet sociale ku shkruante se askush nuk ka reaguar për parullat të cilat janë bërë në kulmin e sezonit turistik.

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur që Tetorin e shkuar kur minoritari Konstandinos Kaçifas u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në Bularat.