AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 21:39

Kastro Zizo shpall publikisht kandidaturën: Nën siglën e LSI do konkurroj për kryetar bashkie në...

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Arian Çani e ka pyetur Kastro Zizon lidhur me një status që ai kishte bërë në rrjete sociale se do të bëhej një kryetar bashkie.

“Kur thua që do kandidosh për kryetar, për kë bashki e ke fjalën?”, e ka pyetur Çani këngëtarin. “Nuk po flas për në bashkinë e Tiranës, por e kam fjalën që mund të kandidoj për Përmetin.

Kastro-Zizo

Të gjithë e dinë që unë jam me prirje të majta dhe mund ta shikoj që të kandidoj si kryetar bashkie atje për LSI. Por nuk mund të flas ende pa folur me zonjën Kryemadhi apo me kryesinë e kësaj partie”, është shprehur Kastro, duke e bërë të qartë se ka ndërmend të kandidojë për kryetar të bashkisë në Përmet.