AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 20:14

"52 grekë janë shpallur ‘non grata’”, reagon Minisitria e Jashtme greke: Presim prej Shqipërisë.... 

Sot në mesditë në një konferencë të jashtëzakonshme zv.ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se janë bërë verifikime dhe 52 shtetas grekë janë shpallur non grata pas thirrjeve raciste që bënë ditën e djeshme në Bularat.

DrlMTTuWwAwqg87

Pas kësaj deklaratë ka ardhur dhe një reagim nga Ministria e Jashtme greke, e cila ka kërkuar shpjegime lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “non grata”, mbas ngjarjeve të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.