AKTUALITET, 25 Mars 2019, 22:48

Tre gola për tri pikë, Shqipëria shkatërron Andorrën

Tre gola për tri pikë, Shqipëria shkatërron Andorrën

Shqipëria ka shkatërruar Andorrën me rezultatin 0-3, duke marrë pikët e para në kualifikueset e “Euro2020”. Kuqezinjtë tanë harruan humbjen kundër Turqisë dhe u rikthyen te rezultatet pozitive, duke dominuar në çdo aspekt një rival si Andorra.

Ndeshja nisi mirë për tanët, pasi që në sekondat e para, Uzuni goditi traversën. Në minutën e 21’, Sadiku përfiton nga një gabim trashanik i portieri Gomesh dhe shënon me portën e boshatisur. Pas këtij goli, kuqezinjtë tanë qarkulluan topin, duke ulur disi ritmin.

Bulku aktivizon sulmuesin Balaj në pjesën e dytë dhe është pikërisht shkodrani ai që shënon golin e dytë. Pas një gabimi në mbrojtje, Bala shënon i vetëm përballë portierit. Do të kishte kohë dhe për një gol të Abrashit në sekondat e fundit të sfidës, duke vendosur rezultatin final 0-3 në favor të kuqezinjve të Shqipërisë.

Kualifikuese Euro 2020

Andorra – Shqipëri 0-3

Sadiku 21′, Balaj 88′, Abrashi 90+4′

 

GOLAT

90+4’ Goool Abrashi, 3-0 Shqipëria. Memushaj ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, por portieri e ndal. Megjithatë, topi shkon të Abrashi, i cili shënon me kokë.

88’ Goooool Shqipëria, shënon Balaj. Sulmuesi është i vëmendshëm dhe përfiton nga mbrojtja vendase, duke rifituar një top dhe duke e parë veten të vemtëm përballë portierit. Gjuajtja e tij me të djathtën ndalet në rrjetë. 2-0!

21’ Goooool Shqipëria, shënon Sadiku. Një gabim i portierit shfytëzohet mjaft mirë nga numri 10, i cili shënon me portën e boshatisur. Jemi në avantazh!