TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili se vrasja e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës. Ajo ka dhënë detaje nga hetimet duke bërë edhe një identikit të përafërt të vrasësit të avokatit. Sipas gazetares së Top Channel, vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë. Ajo tha se dyshohet se vrasja është bërë nga vrasës me pagesë, por gjithsesi nënvizoi se hetimet janë në fillim të tyre.