BOTA, 7 Shkurt 2018, 15:01

FOTOT/229 bukuroshe nga Korea e Veriut “pushtojnë” Korenë e Jugut

FOTOT/229 bukuroshe nga Korea e Veriut “pushtojnë” Korenë

Më shumë se 200 koreano veriore që mbanin veshur pallto të kuqërremtë dhe kapele të zeza kanë mbërritur në Korenë e Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvilllohen aty.

229 vajza të reja që arritën të mërkurën në Korenë e Jugut ishin në mesin e një delegacioni prej 280 anëtarësh që kaluan zonën e demilitarizuar që ndan dy Korenë.

Koreja e Veriut në këtë kompeticion do të përfaqësohet nga 10 atletë.

229 vajzat e bukura do të luajnë rollin e “nxitësve të tifozëve” për atletët e Koresë së Veriut.

Këto “nxitëse tifozësh”janë produkt i një procesi të kujdesshëm përzgjedhjeje, duke “kaluar në site” nga partia për prejardhjen e tyre familjare, pamjen, aftësitë dhe besnikërinë ndaj Partisë si Kim Yong Un.

Për këtë evenimet Koreja Veriore dhe Koreja e Jugut kanë lënë mënjanë armiqësinë e tyre për të lejuar atletët e Phenianit të konkurrojnë.

Ndërkohe Koreja e Jugut e sheh praninë e tyre si një mundësi për të ringjallur komunikimin kuptimplotë me Veriun.

[gallery columns="1" ids="66904,66905,66906,66907,66908,66909,66910,66911,66912,66913,66914,66915,66916,66917"]