TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në muajin maj Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.
Megjithatë, bukuroshja preferon të vazhdojë ta mbajë të fshehtë portretin e babait të fëmijës së saj, teksa në rrjete sociale nuk mungojnë tashmë fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur.
Aktorja ka publikuar shpesh foto shumë të ëmbla, teksa na ka zbuluar se ndodhet në muajin e 8 të shtatzënisë dhe tashmë pritjes së ëmbë po i vjen fundi.
Mirëpo, bukuroshja na e ka mbajtur sekret gjininë e bebes duke na rritur kështu të gjithëve kuriozitetin. Epo tashmë s’ka më sekrete. Kjo pasi motra e aktores ka treguar në një intervistë tek ‘Rudina’ se Olta do të bëhet nënë e një djali!
