LIFESTYLE, 24 Korrik 2020, 08:42

U përfol për lidhje me Capital T dhe me politikanin nga Kosova, zbulohet e vërteta e Adrola Dushit

U përfol për lidhje me Capital T dhe me politikanin nga Kosova,


Adrola Dushi flet për herë të parë për lidhjen e përfolur me politikanin nga Kosova

Një foto e Adrola Dushit me Capital T bëri bujë në rrjetet sociale, pasi dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Shoqëruar me një emoji zemre nga Capital T, ky postim u pëlqye nga mbi 100 mijë vetë për të mos folur për mijëra komentet që kanë shpërthyer në profilin e reperit.

Kjo foto erdhi menjëherë pas fjalëve se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi. E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha ekskluzivisht për “iconstyle.al”, se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova.

Modelja bukuroshe mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës. Ndërsa e pyetur për Capital T, Adrola zgjodhi të mos flasë! Më parë u raportua se reperi Capital T është në lidhje me një vajzë krejt tjetër e cila quhet Arita dhe nuk është e njoh për publikun. Deri tash, ata kanë arritur që mjaft mirë ta mbajnë të fshehur një gjë të tillë.