AKTUALITET, 3 Janar 2020, 22:52

Ambasadori amerikan: Luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka se korrupsioni është detyrë e të gjithëve.

Ai tha se luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve dhe se askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet.

Gjithashtu ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione për mashtrim në rekrutimin e punëtorëve në ambasadën amerikane në Prishtinë, qoftë në prokurim apo programe, ta lajmërojnë atë.

“Luftimi i korrupsioni është detyrë e të gjithëve, askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet. Nëse dyshoni për mashtrim në punësimet e ambasadës amerikane, prokurimin ose programet, duam ta dimë”, shkruan ambasadori.