TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi është rikthyer te fitorja në ditën e sotme në shtëpi teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Udinezen. Tekniku Mauricio Sarri vendosi që të hidhte në fushë treshen Higuan, Dibala dhe Ronaldo. Dhe sulmi i ri funksionoi më së miri teksa Ronaldo shkëlqeu me dy gola. Portugezi zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë, ndërsa në të 37-tën pas një asisti të Higuain shënoi edhe të dytin.
Në limitet e kohës së rregullt në pjesën e parë pati kohë edhe për një tjetër gol. Këtë herë ishte kapiteni Leonardo Bonuçi që me kokë përcolli sferën në rrjetë. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Juventus u përqendrua te menaxhimi i rezultatit ndërsa në minutën e 94 Puseto shkurtoi diferencat për Udinezen. Kështu, sfida u mbyll me rezultatin 3-1, ndërsa pas këtij suksesi, bardhezinjtë ngjiten për momentin në vendin e parë dhe presin rezultatin e Interit që luan në mbrëmje ndaj Fiorentinës. Ndërkaq, Milani ka ngecur në shtëpi ndaj Sasuolos.
Të besuarit e trajnerit Stefano Pioli nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0. Kështu, Djalli ndal ecurinë e dy fitoreve, ndërsa mbetet në vendin e 10 me 21 pikë. Në ndeshjen tjetër të Serisë A, Atalanta e Berat Gjimshitit u mposht në transfertë me rezultatin 2-1. Teksa bergamaskët në këtë sfidë ndjenë edhe pasojat e lodhjes në Champions.