TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luftëtari ka shkarkuar ditën e djeshme trajnerin grek Jorgos Marantas dhe shkak u bënë rezultatet e arritura në Superiore. Bluzinjtë nuk po arrijnë të gjejnë rrugën e fitoreve dhe e shohin veten të rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria teksa drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur trajner.
Klubi gjirokastrit i ka ofruar stolin trajnerit Artan Bano i cili është një njohës i mirë i futbollit në Shqipëri. Banos i është ofruar një kontratë 6 mujore me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër. Aktualisht, Bano është trajneri i Egnatias në Grupin A, aty ku e sheh veten në vendin e gjashtë me 12 pikë më pak se Kastrioti kryesues.
Tashmë, drejtuesit bluzi janë në pritje të përgjigjes nga Bano dhe për të rinisur punën për ngritjen e Luftëtarit në klasifikim. Në të kaluarën, Bano ka drejtuar edhe skuadra si Lushnja, tomori apo Shkumbini.