TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës njoftoi sot për një operacion të zhvilluar orët e natës nga i cili ranë në pranga tre persona.
Mes personave të arrestuar janë dy menaxherët dhe këngëtari i një klubi nate në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i tij, me inicialet E.M. Sipas asaj që mëson Fax News, të arrestuarit janë Gasper Marku, Aldo Vruçaj, dhe Zamir Jakupi, ky i fundit këngëtar.
Po ashtu gjatë aksionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë). Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.