AKTUALITET, 8 Mars 2019, 20:28

"Jam pro-amerikan se mbaj orë Atlantic"/ Demalia ironizon "liderin e ri" të opozitës

"Jam pro-amerikan se mbaj orë Atlantic"/ Demalia ironizon

Pranimi i mandatit të deputetit dhe vetëshpallja “lider opozite” i kryetarit të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka sjellë shumë reagime.

Shumica e tyre, duke marrë shkas nga deklaratat publike të Gjuzit në emisionin "Të Paekspozuarit", kanë qenë ironike. Dhe i tillë është edhe reagimi i analistit Ilir Demalia.

Përmes një postimi në Facebook, aktivisti që jeton në SHBA sjell në kujtesë intervistën e djeshme të Gjuzit, i cili e quajti veten “njeri të Amerikës” në politikën shqiptare.

Postimi i Ilir Demalisë:

Opozita e re!

Me Kujtimin Gjuzin, për Kujtim Gjuzin, si Kujtim Gjuzi!

1. Fakti që prej 45 vjetësh mban orë "Atlantik" (megjithesë ato nuk prodhohen më prej 35 vjetësh) Gjuzi, është miku i Atlantikut dhe i besuari NATO's.

2.Si i besuar dhe mik i konservatorëve të Anglisë, e vërteton edhe xhuboksi që mban veshur me spaleta si lala Kros.

3. Mik i Amerikanëve dhe i besuari tyre e vërteton lidhja me shqiponjën e Dodonës