TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Profesori Dhimitër Kraja ka lënë sot ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë, i shëruar nga koronavirusi.
Në spitalin ku u kthye për t’i shërbyer të infektuarve, pas shpërthimit të virusit në vendin tonë, mjeku i njohur u prek edhe vetë nga Covid-19, por ai ka dalë ta mposhtë atë.
Siç shihet në foton që ka siguruar Panorama, profesori po del nga ambientet e Infektivit me një çantë në dorë dhe me maskë në fytyrë.
Lajmin për shërimin e profesorit e dha ministrja Ogerta Manastirliu e cila shkruajti në rrjetet sociale:
“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”- shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Mjeku Kraja pas 48 vitesh në shërbim, ishte ndër të paret që iu bashkua thirrjes për staf e personel mjekësor në emergjencën që po kalon vendi.