TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ingrit Gjoni ka eksperimentuar shumë me look-un e saj, herë bionde, herë brune, herë me flokët e shkurtër herë më flokë të gjatë.
Transformimi ndër vite i këngëtares, që nga shfaqja për herë të parë në ekran, ka bërë që të harrojmë sesi ka qenë Ingriti në fillimet e veta. Megjithatë për ju që nuk e mbani mend, nuk do të zhgënjeheni aspak.
Fotot e mëposhtme besohet se i përkasin vitit 2001 dhe Ingriti na mahnit me fizikun e një modeleje.
Ajo sot është bërë nënë e një vogëlushi që quhet Pardit dhe fiziku ka ndryshuar shumë, ashtu siç ndodh rëndom te femrat pas lindjes. Por një gjë që ka ndryshuar më së shumti, është gjoksi.
Këngëtarja e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje pas lindjes:
“Është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje në gjoks. Prej kohësh kisha dëshirë t’i rrisja përmasat e gjoksit me një numër, por frika se mos nuk do të mundja ta ushqeja me gji fëmijën tim, më mbante larg realizimit të kësaj dëshire. Me lindjen e Paridit dhe me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fillova të mendoja për ta bërë realitet këtë dëshirë kahershme”, është shprehur Ingriti.
Me buzët e imëta dhe tonin blu në sy, që ishte aq shumë në modë në vitet 2000, Ingriti shfaq tiparet e bukura dhe të rregullta, për të cilat duket se nuk ka pasur nevojë për asnjë ndërhyrje.
[gallery ids="46251,46252,46254,46256,46258,46259"]