TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar sot izolimi në shtëpi për futbollistët e Interit, i nisur pasi Daniele Rugani rezultoi pozitiv dhe zikaltrit ishin të fundit që kishin luajtur sfidën me Juventusin në Torino (me dyer të mbyllura, më 8 mars). Asnjë lojtar nuk ka shfaqur simptomat e Koronavirusit.
ÇFARË NDRYSHON – Tani skuadra e Antonio Kontes do vazhdojë megjithatë të punojë nga shtëpia me programe të personalizuara, ashtu si gjatë javëve të fundit, me këshillat e vazhdueshëm të klubit edhe për sa i përket regjimit ushqimor.
Krahasuar me dje, sakaq, të gjithë mund t’i drejtohen supermarketeve gjithmonë duke marrë masat e sigurisë. Ende asnjë tregues se kur do mund të nisin stërvitjet. Data e fiksuar në një moment të parë, 25 marsi, mendohet se nuk do të jetë përfundimtare.
Nga nesër disa prej lojtarëve jo italianë mund edhe të kërkojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim mbi kërkesa të tilla.