SPORT, 23 Mars 2020, 13:48

Kampionia italiane e notit jep spektakël nga shtëpia

Kampionia italiane e notit jep spektakël nga shtëpia

“Fede, Fede zgjohu! E dhanë lajmin, do të ketë Olimpiadë, duhet të bëhesh gati!”. Të rejat mbi Tokyo 2020 nga froni i Cio (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) që në 15 prill do të komunikojë vendimin final mbi datën e zhvillimit të Lojërave të ardhshme, ka mbërritur edhe tek kampionia italiane e notit Federica Pellegrini. Notarja sexy nuk ka humbur kohë në Instagram e me ironi ka dhënë spektaklin e zakonshëm: ngrihet me vrap nga krevati e hidhet… mbi mbulesa!