SPORT, 23 Mars 2020, 10:37

Rreziku nga koronavirusi, drejt shtyrjes edhe Olimpiada Tokio 2020

Rreziku nga koronavirusi, drejt shtyrjes edhe Olimpiada Tokio 2020


Koronavirusi është duke bërë “kërdinë”! Edhe Olimpiada Tokio 2020 po shkon drejt shtyrjes për shkak të emergjencës së krijuar nga përhapja me shpejtësi e virusit.

Lajmet që vinë së fundmi nga mediat botërore, bëjnë me dije se komiteti olimpik ndërkombëtar ka marrë vendimin për shtyrjen e Lojrave Olimpike Tokio 2020.

Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende por ndryshe nga Euro 2020 këtë herë bëhet fjalë për një shtyrje me disa javë dhe jo me një vit.

Po diskutohet që shtyrja të jetë me një muaj ose dhe më shumë por Lojërat Olimpike do të zhvillohen brenda këtij viti.