TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Itali mëngjesin e sotëm, ku mes tyre ishte edhe një shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se të plagosur janë dy vëllezër të moshës 21 dhe 17 vjeç dhe shtetasi shqiptar, ende i paidentifikuar i moshës 26 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të sotëm, në periferi të Romës, kur edhe policia u njoftua nga banorë të zonës, të cilët dëgjuan të shtënat me armë.
Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku gjeti dy vëllezërit italianë të plagosur, ndërsa pak metra larg tyre gjetën edhe shtetasin shqiptar, i cili ishte i mbuluar nga gjaku.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, por i riu shqiptar është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbledhur faktet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se në momentin kur ka ndodhur ngjarja shqiptari nuk ka qenë i vetëm.
Motivet janë të paqarta, ndërsa hetimet nga autoritetet italiane vazhdojnë.