AKTUALITET, 25 Qershor 2021, 18:34

Sherr me vëllezërit rom në Romë, shqiptari plagoset me armë në fytyrë

Sherr me vëllezërit rom në Romë, shqiptari plagoset me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Romë, ku një shqiptar dhe dy vëllezër të komunitetit rom kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Casilincontrada, mes Casalones dhe Castelverdes.

Mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit rom të moshës 17 dhe 21 vjeç të cilët jetonin në një banesë pranë rrugës u konfiktuan në rrethana ende të paqarta me shqiptarin dhe u plagosën. I plagosur me armë zjarri mbeti edhe shqiptari, i cili mori plagë në fytyrë.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa raportohet se shqiptari është në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.