AKTUALITET, 25 Qershor 2021, 18:09

Greqia shënon 21 viktima dhe 395 raste të reja me koronavirus

Greqia shënon 21 viktima dhe 395 raste të reja me koronavirus

Greqia ka regjistruar 395 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 420, 295 persona, prej të cilëve 51,2% e tyre janë burra.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 21 pacientë humbën jetën nga Covid-19 dhe që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12, 634 humbje jete.

Sipas autoriteteve 95,2% e viktimave kishin sëmundje shoqëruese.

Aktualisht në intubim ndodhen 239 pacientë me koronavirus.