TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit me iniciale M.H pasi ishte shpallur në kërkim.
I arrestuari 36-vjeçar ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati numër gjashtë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë me “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Në dhjetor në vitit 2019 i arrestuari plagosi me mjete të rënda personin me iniciale I.L në zonën e Astirit.
Arrestimi i të kërkuarit është bërë në sheshin “Shqipoja” ku i akuzuari po ecte në këmbë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.