TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të hamë vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit dhe familjarët.
Në udhëzuesin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, tregohet niveli i rriskut të infektimit me Covid-19 në rast kur jemi në distancë dhe kur jemi rreth një tavoline.
Ministria e Shëndetësisë thotë se duhen shmangur grumbullimet si dhe duhet ruajtur distancimi fizik, ndërkohë mbajmë maskat dhe lajmë shpesh duart.
“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.
Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, përfundon rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë.