TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” për të folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid.
Pipero tha se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.
Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.
“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet.
I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.
Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakord me vendimet e reja,” tha Pipero.