TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje.
Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç humbi betejën me koronavirusin.
Mediat vendase bëjnë me dije se 82 vjeçari i infektuar me Covid ndërroi jetë në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku qëndronte i shtruar që prej datës 7 tetor.
Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.
Ndërkohë në Malin e Zi janë konfirmuar të infektuar me Covid mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima.